Skip to content
Aksident

Fier, aksidentohet për vdekje këmbësori

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit. Një këmbësor, është goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë, megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

 

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç.  Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.