Skip to content
Bota

Fenomeni i rrallë/ Borë në shkretëtirë, temperaturat minus në Arabinë Saudite!

· 2 min lexim

Temperaturat e ulëta kanë “pushtuar” hemisferën veriore të globit por jo vetëm.

Këto ditë një fenomen shumë i rrallë ka ndodhur në shkretëtirat e Saharasë në zonën e Magrebit, respektivisht në Ain Sefra në Algjeri.

Gjatë javës së kaluar ky qytet dhe shkretëtira përreth tij u mbulua e gjitha me dëborë ndërsa temperaturat arritën në minus 3 gradë.

Po ashtu edhe banorët e rajonit Aseer të Arabisë Saudite vërshuan drejt shkretëtirës për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të borës.

More se një gjysmë shekulli ka kaluar që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën zero.

Derisa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht në mesin e tyre, mirëpo këtë dimër me temperature ekstreme, e përjetoi edhe ky rajon si rrallë ndonjëherë më parë.

Këtë muaj janë parë regjistruar reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite duke u ulur në -2C.

Ndërkohë në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj gjithashtu vërshuan në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë me borë.

Ky fenomeni i pazakontë ka ndodhur pas më shumë se 50 vitesh për shkak të temperaturave të ulëta të ditëve të fundit./Gazetareforma.com/