Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Falsifikoi dokumentat e biznesmenit në prag të vdekjes/ Dënohet mjekja e Spitalit Amerikan

21:07 08/04/2019
Reading Time: 1 min lexim

Mjekja onkologe e Spitalit Amerikan, Esmeralda Sera, është dënuar nga gjykata e Tiranës me akuzën e “falsifikimit të dokumentave shëndetësore” dhe “shpërdorim detyre.”

Për të dyja akuzat mjekja Sera është dënuar fillimisht me 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata urdhëroi që ajo t’a zëvendësojë dënimin duke kryer 80 orë punë në shërbim të publikut.

Mjekja Sera ka qënë nën vëzhgimin e prokurorisë prej 5 muajsh, duke verifikuar punën e saj mbi procedurën e  mjekimit të kryer ndaj biznesmenit të njohur Donald Shena dhe mënyrën e marrjes së testamentit, veprim ky që është kryer në orët e fundit të jetës së tij.

Për vdekjen e Donald Shena në spital dhe mënyrën e lëshimit të testamentit që u firmosë vetëm me gjurmë gishti, prokuroria e Tiranës në 2018 ka hapur një dosje penale me nr.4327 ku për llogari të hetimit, ka pyetur dy herë edhe pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, i cili ka dhënë sqarime për këtë dosje.

Të njëjtën gjë, prokuroria ka bërë edhe me mjeken onkologe Esmeralda Sera, e cila ka ndjekur mjekimin e biznesmenit të njohur Donald Shena, i cili për shkak të sëmundjes së rëndë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital në 25 Maj 2018.

Objekti i hetimit të prokurorisë nuk ka qënë vetëm mjekimi i pakujdesshëm i pacientit, por dhe një testamenti pasuror që sipas prokurorisë mund të jetë marrë në mënyrë jo ligjore, duke u mbështetur nga dokumente të dyshuar si jo të vërteta të lëshuara nga mjekja e Spitalit Amerikan, Esmeralda Sera.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Esmeralda SeraFalsifikim Dokumentashspitali amerikan

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Dy të rinj në pranga/ Tentojnë të përdhunojnë shtetasen amerikane në Petrelë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip