Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Erisa Xhixho reagon pasi fitoi mandatin në Tiranë: Unë nuk ndalem, misioni vazhdon

16:47 01/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Erisa Xhixho arriti të fitonte mandatin e deputetes në qarkun e Tiranës, ku edhe garonte si përfaqësuese e LSI. Pas fitores ajo ka reaguar me një status në Facebook ku falenderon çdo qytetar që i ka hapur derën dhe ishte pjesë e fushatës së LSI. Më tej Xhixho thotë se këto zgjedhje ishin nga më të vështirat pasi u përball me presionin e shtetit dhe me blerjen e votës.

“Këto zgjedhje ishin nga më të vështirat e 15 viteve të angazhimit tim politik, u përballëm me presionin e shtetit, me banda, me blerjen e votës, të dinjitetit e varfërisë së zgjedhësve, me frikën e qytetarëve për të bërë një foto në biznesin e tyre apo me shfaqjen në krahun tonë, pasi i trembeshin hakmarrjes së partisë-shtet.
Hakmarrja nuk mungoi, pasi prindërit e të rinjve të angazhuar në LSI u persekutuan, u hoqën nga puna, siç ndodhi me atë prind që e pagoi me papunësi vetëm për një përqafim të fëmijës së tij në një takim elektoral”, shkruan Xhixho.

Gjithsesi ajo thotë se nuk do të ndalet dhe se do të jetë në krah të qytetarëve çdo ditë pasi misioni vazhdon.

Statusi i plotë:                                

Faleminderit nga zemra për çdo qytetar që më ka hapur derën, që me energji dhe forcën e karakterit ishte pjesë e fushatës së LSI-së, që votoi LSI-në, të cilat për mua janë e do mbeten vota zemre e guximi.
Mirënjohje për secilin nga të rinjtë, vajzat e djemtë e LRI-së, që vendosën t’i përkasin një force politike ku ata janë protagonistë, frymëzues dhe drejtues të saj.

Që sollën në këtë fushatë ide, profesionalizëm dhe një qasje europiane e qytetare e të bërit politikë, duke respektuar dinjitetin e qytetarëve dhe jo përdhosur atë. E di, kjo është një rrugë e vështirë, por e drejtë.
Faleminderit strukturave të LSI-së të njësisë nr. 1 dhe 2, me të cilat unë pata nderin të punoj, e që për mua nuk janë thjesht anëtare partie, por janë miqtë e mi, heronjtë e mi sot e gjithë jetën time. Ata janë forca ime e frymëzimi im.
E di, u kërcënuat, u shantazhuat, tentuan t’ju blejnë e t’ju diskreditojnë me lloj-lloj formash, por ju rezistuat e luftuat deri në fund me dinjitet, sepse besojmë te politika e vlerave dhe te misioni ynë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.
Këto zgjedhje ishin nga më të vështirat e 15 viteve të angazhimit tim politik, u përballëm me presionin e shtetit, me banda, me blerjen e votës, të dinjitetit e varfërisë së zgjedhësve, me frikën e qytetarëve për të bërë një foto në biznesin e tyre apo me shfaqjen në krahun tonë, pasi i trembeshin hakmarrjes së partisë-shtet.
Hakmarrja nuk mungoi, pasi prindërit e të rinjve të angazhuar në LSI u persekutuan, u hoqën nga puna, siç ndodhi me atë prind që e pagoi me papunësi vetëm për një përqafim të fëmijës së tij në një takim elektoral.
Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë fëmijët tanë, ndaj jemi më të bindur se kurrë në vazhdimin e betejës sonë.

Unë nuk do ndalem, do më keni gjithmonë në krah, me zemër e shpirt për çdo shqetësim tuajin, gjithmonë e gatshme dhe e vendosur për t’ju përfaqësuar, pjesë e asaj politike që kujdeset e mban fjalën.
Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende, si asnjëherë më parë 5% e fletëve të votimit kanë dalë të pavlefshme, plot 83 mijë fletë. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi. Qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi të mbyllet me transparencë dhe në bazë të ligjit deri në fund, sepse besimi i tyre te fuqia e votës jo vetëm s’duhet cenuar, por është me rëndësi për demokracinë në vendin tonë.
Misioni vazhdon….🇦🇱

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: editor-choiceerisa xhixhofeatured-newsLSImandati i deputetes

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Albin Kurti premton në Ditën e Punëtorëve: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro

Albin Kurti premton në Ditën e Punëtorëve: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip