Skip to content
Uncategorized

Eriksen kërkoi që ndeshja të vazhdojë, Danimarka humb ndaj Finlandës

· 2 min lexim

Bota e futbollit ditën e  sotme pësoi një tronditje. Pasi mesfushori i Danimarkës Christian Eriksien, gjatë ndeshjes ndaj Finlandës, e vlefshme për Euro 2020, u rrëzua papritur në fushë në minutën e 42-të të pjesës së parë. Ai pësoi arrest kardiak.

Fillimisht lojtarët e më pas stafi mjekësor për minuta të tëra i dhanë ndihmën e parë, për t’u transportuar më pas në spital. Kujtojmë se ndeshja u pezullua dhe ankthi përfshinu  jo vetëm ata që ishin në stadium, por miliona e miliona njerëz. Më pas vjen lajmi nga federata daneze që të gjithë prisnin:

“Christian Eriksen është i vetëdijshëm dhe në gjendje të qëndrueshme, do t’u nënshtrohet testeve të mëtejshme mjekësore”. Ky lajmërim pasohet nga një tjetër i agjentit të mesfushorit të Interit: “Eriksen merr frymë dhe mund të flasë, ai është zgjuar’’.

Mesazhe të shumta solidarizimi nga e gjitha bota, yjet e futbollit si Cristiano Ronaldo, klubi i Interit, shokë skuadre e shumë personazhe të tjerë shprehën mëbshtetjen për mesfushorin e Danimarkës.

Pas lajmit që Eriksen është koshient, futbollistët e Danimarkës, me dëshirën e vetë Eriksen, kërkuan që ndeshja të luhej dhe UEFA vendosi të rinisë në 20:30. Ndeshja u fitua 0-1 nga Finlanda. Goli u realizua në minutën e 60 nga Pohjanpalo, ndërsa Danimarka që përveç rezultatit ishte e shokuar edhe nga Eriksen, humbi një penallti në minutën e 74.