Skip to content
Kryesore

Ergys Dashi u vra me 20 plumba, rrëfimi tronditës i të dashurës së tij, Xhoana

· 1 min lexim

Ergys Dashi, një emër i njohur për policinë ka ndërruar jetë në janar të vitit 2022 në Ekuador, ku mbi të u zbrazën 20 plumba.

Pak kohë më parë u zblulua se e dashura e tij është një vajzë e njohur në shoëbiz, fjala ishte për konkurrenten e Love Island, Xhonana Kurti.

Për të folur lidhur me këtë ngjarje, ishte e ftuar Xhoana në Glamour ku tregoi momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e Ergysit.

“Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Ishte përmbys dhe shpresoja që të ishte gjallë… Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion”, tregoi ajo.

Kujtojmë se ajo ka një djalë me Ergysin, pasi ishte 9 muajshe shtatzënë kur ai ndërroi jetë.