Skip to content
Kryesore

Erërat e forta nxjerrin jashtë funksionit spitalin e Pukës

· 1 min lexim

Për shkak të motit të keq gjatë mbrëmjes së kaluar, çatia e spitalit të Pukës u dëmtua rëndë.

Si pasojë, pavionet e Patologjisë dhe Pediatrisë u nxorën jashtë funksionit.

Ditën e sotme është raportuar se edhe reparti i Kirurgjisë ka ndaluar shërbimin.

Sipas informacioneve, nuk ka pasur pacientë të shtruar në momentin e ngjarjes.

Aktualisht, spitali funksionon vetëm me shërbimin e urgjencës dhe atë ambulator.

Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë vështirësuar riparimin e çatisë, duke ndikuar në mbylljen e mëtejshme të repartit të Kirurgjisë.

Tani, të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale do të dërgohen në spitalin e Shkodrës.