Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Energji nuk prodhohet, por mijëra euro ‘digjen’ çdo ditë/ Ambientalistët padi kundër TEC-eve lundruese

19:00 22/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Çdo ditë që kalon TEC-et lundrues të instaluar në Vlorë “djegin” mijëra euro pa u vënë në punë dhe pa i shërbyer asnjëherë Shqipërisë. Ndaj këtyre TEC-ev ka pasur denoncime të shumta nga opozita që e konsideruar si një aferë korruptive, si dhe ekspertë mjedisorë të cilët duke konsideruar që këto TEC-e prodhojnë energji elektrike duke djegur naftë të rëndë, e cilësojnë me pasoja katastrofike për mjedisin përdorimin e tyre. Së fundmi  kanë qenë një grup qytetarësh dhe organizatash mjedisore që kanë dorëzuar një padi kundër këtyre TEC-eve dhe që ka për qëllim anulimin e kontratës.

“Kontrata parashikon që qiradhënësi konsorciumi Excelerate energy + Renco paguhet me 94000 euro në ditë për shërbimin e prodhimit të energjisë. Deri sa të saktësohet ku ndodhen këto kompanitë e konsorciumit, të cilat marrin milionat, sipas kontratës janë paditur vetëm institucionet lejedhënëse dhe firmosëse shqiptare:
1.Agjencia Kombëtare e Mjedisit
2. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
3. Enti Rregullator i Energjisë
4. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH sha)
5. Këshilli i Basenit Ujor Vjosë”, thuhet në njoftimin e Mjedisi.al.

Dy termocentralet lundruese janë marrë me qira nga KESH për një periudhë dy-vjeçare. Në fakt anijet e ardhura nga Bangladeshi janë të një teknologjie shumë të vjetër dhe ka 30 vite që janë në funksion, madje në dy vitet e fundit nuk janë përdorur as në vendin ku janë marrë.

Këto anije u sollën në Shqipëri gjatë krizës energjitike dhe asokohe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaronte se dy anijet do të prodhonin energji 55 megavat-orë secila, pra në total 110 megavat-orë për t’u shpërndarë në sistemin tonë të energjisë elektrike.

Ndërkohë kjo enegji e prodhuar do të vinte me një faturë të kripur nga pas, pasi kosto totale e qirasë për dy TEC-et dhe prodhimit të energjisë për dy vite sipas KESH do të jetë rreth 330 milion dollarë.

Sipas Citizens Channel në padinë e dorëzuar nga qytetarë dhe 4 organizata mjedisore kërkohet shfuqizimi i Deklaratës Mjedisore për KESH, për të zhvilluar projektin “Impiant Termik Lundrues i përkohshëm në Vlorë”, të lëshuar nga AKM në 22 Gusht të 2022.

Së dyti, shfuqizimin e vendimit për licencimin e KESH  “Në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Tec-i lundrues i instaluar në Portin e Triportit në Gjirin e Vlorës”, të miratuar nga Enti Rregullator të Energjisë.

Së treti, kërkohet shfuqizimi i lejes mjedisore e miratuar nga Ministria e Turizmit.

Organizatat kërkojnë po ashtu të anulohet vendimi që lejon përdorimin e burimit ujor sipërfaqësor për qëllime industriale dhe teknologjike nga KESH. Së fundmi kërkohet anulimi i të gjitha akteve dhe procedurës së zhvilluar nga KESH për dhënie me qira të asetit gjenerues termik dhe si shpenzimet gjyqësore të jenë në ngarkim të palës së paditur.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Vodhën biznesmenin në Krujë dhe e kërcënuan me armë të tërhiqte kallëzimin, 4 persona në pranga (EMRI)

Vodhën biznesmenin në Krujë dhe e kërcënuan me armë të tërhiqte kallëzimin, 4 persona në pranga (EMRI)

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip