Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ëndrra e Ramës për vaksinimin dhe realiteti që e (na) lë pa gjumë

11:17 07/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Lezhë, ku po mban një bashkëbisedim me qytetarët. Rama nuk harroi të përmendte investimet në zonë që sipas tij kanë ndikuar edhe në turizmin në zonë. Kryeministri nuk mund të mos fliste edhe për atë që është tema më aktuale në Shqipëri; vaksinimi për COVID-19. Rama tha se kjo është ëndrra që e lë pa gjumë, derisa të sigurojmë sasinë e mjaftueshme të vaksinave.

“Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe. Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit. Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill,., maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”, ka thënë Rama.

I vetëdijshëm që zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga virusi janë vaksinat, Rama ende nuk ka një ide të qartë se kur mund të fillojë vaksinimi masiv. Prill… maj, fillimi i qeroshorit? Të gjithë pyesim veten se në cilin nga këta muaj do të fillojë dhe me sa duket edhe kryeministri nuk ka përgjigje. Deri tani Shqipëria nuk ka paraqitur asnjë plan të mirëfilltë dhe nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë shihet se janë kryer vetëm 19,357 vaksinime. Deri tani Shqipëria ka arritur të sigurojë vetëm  32 565 doza të vaksinës Pfizer që mjaftojnë për të vaksinuar vetëm 16 282 person pasi vaksina arrin mbrojtjen efektive vetëm nëse injektohet në dy doza.

Rama ka deklaruar sa herë ka pritur vaksinat që kanë mbërritur në aeroport se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv, por pa dhënë një datë konkrete. Shumë shpejt mund të jetë relativisht shumë larg nëse procesi i vaksinimit vazhdon të ecë me këto ritme. Ashtu si ëndrra e vaksinimit lë pa gjumë Ramën, pandemia e koronavirusit është bërë një makth për të gjithë shqiptarët që kanë humbur persona të afërt, janë infektuar me COVID, kanë humbur punën dhe kanë shpenzuar mijëra euro për kurim. Shpresojmë që Rama t’i kthej në realitet ëndrrat që na lënë të gjithëve pa gjumë, ndryshe makthi i stërgjatur i pandemisë nuk do të marrë ndonjëherë fund.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pandemia covidramaVaksinimi

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Meta uron 7 Marsin nga Korça: “Shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë mësuesit”

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip