Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

11:17 15/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Ministri i Brendshëm ka caktuar në këtë detyrë Simon Zerecin, i cili mban gradën Drejtues i Lartë.

Deri tani, Zereci ushtronte funksionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës.

Kush është Simon Zereci?

Simon Zereci është një ushtarak me karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në fushën e sigurisë. Ai ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.

Shërbimin ushtarak e ka nisur në vitin 1986, fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa vetëm dy vite më vonë iu bashkua Gardës së Republikës, ku ka kaluar pothuajse të gjitha hallkat e komandimit, nga Komandant Toge, tek Specialist për sigurinë fizike të personaliteteve, Komandant Grupi, Oficer Shoqërues, deri te Zëvendëskomandant dhe Komandant Njësie Speciale.

Një moment kyç në karrierën e tij është shtatori i vitit 1998, kur Zereci u plagos në krye të detyrës, gjatë trazirave politike të asaj kohe.

Ai ka ndjekur trajnime dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit, përfshirë:

• Trajnim për mbrojtjen e personaliteteve në Egjipt
• Program sigurie me instruktorë amerikanë
• Trajnim në teknikat e vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”
• Kurset për siguri të avancuar të zhvilluara nga partnerë ndërkombëtarë

Në vitin 2020, Zereci mori gradën Kolonel, e cila më pas u konvertua në Drejtues i Parë, sipas skemës së re të gradave në Policinë e Shtetit.

Me ngritjen në detyrën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës, ai u gradua Drejtues i Lartë, ndërsa tani merr komandën e plotë të kësaj strukture elitare të sigurisë shtetërore.

Emërimi i tij vjen në një kohë kur Garda e Republikës kërkon profesionalizëm të lartë dhe përvojë të provuar për të përballuar sfidat e sigurisë që lidhen me mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve të larta të shtetit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Aventura në lumë që u kthye në tragjedi, prindërit e 12-vjeçarit shqiptar vendosën të shpëtojnë jetë të tjera fëmijësh

Aventura në lumë që u kthye në tragjedi, prindërit e 12-vjeçarit shqiptar vendosën të shpëtojnë jetë të tjera fëmijësh

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip