Skip to content
Të Gjitha

Emërohen dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, njëra ish-moderatore (emrat)

· 1 min lexim

Qeveria ka emëruar dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë gjatë mbledhjes së sotme.

Dy zv.ministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.

Lorena Haxhiu ka mbajtur postin e drejtoreshës për rininë në Ministrinë e Arsimit. Ajo  është një emër i njohur për publikun, pasi ajo ka qenë drejtuese e emisioneve për të rinj në disa media private.

Ata zëvendësojnë Besa Shahinin, e cila u emërua në postin e ministres pas shkarkimit të Lindita Nikollës dhe dorëheqjes së Taulant Mukës në postin e zv.ministrit.