Skip to content
Të Gjitha

Eleminimi i Kastriot Reçit para lokalit të tij, si nisi seriali i vrasjeve në Rrëshen

· 2 min lexim

Ekzekutimi i Kastriot Reçit pranë lokalit të tij në Rrëshen, duke se është vijim i një kalvari të gjatë vrasjesh.

Fillimisht më 9 shtator të 2016-ës, u vra Sajmir Jaku, ish-drejtori i OSHEE për veriun.

Jaku u qëllua për vdekje me kallashnikov, teksa po pinte kafe në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit, ddërsa shoku që ndodhej me të, mbeti i plagosur.

Më pas më 28 prill të 2017-ës, vritet në Romë, Gaspër Reçi, vëllai i viktimës së sotme.

Dyshohet se vrasja e tij u bë për hakmarrje për eleminimin e Jakut.

Pas një kohe të shkurtër, më 6 shtator të 2017-ës, do të vritet në Belgjikë Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut.

Policia belge ka dyshime të forta se vrasja është rezultat i hakmarrjes për vrasjen e Gaspër Reçit.

Ekzekutorët e Gjinit të maskuar, dyshohet se ishin shqiptare.  E dashura e Gjinit u tha policëve, se Kreshniku ndihej i kërcënuar, pasi i kishin vrarë dajën në Shqipëri.

Misteri më i madh në këtë histori është ekzekutimi i Sajmit Jakut, rast për të cilin nuk ka ende një autor.

Ajo që dihet është fakti se Jaku u qëllua nga dy persona.

Sipas banorëve të zonës, konfliktet ishin sheshuar, por vrasja e sotme i trazoi sërish ujrat.