Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekuadori kap bosin e drogës “Fito”, çfarë akuzohet

17:38 26/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pas më shumë se gjashtë muajsh në arrati, autoritetet ekuadoriane kanë kapur Adolfo Macias Villamar, i njohur me nofkën “Fito”, kreu i bandës së dhunshme Los Choneros, që ka ndikuar thellësisht në shndërrimin e Ekuadorit nga një destinacion turistik në një nga vendet me kriminalitetin më të lartë në Amerikën Latine.

Operacioni i kapjes, i cili zgjati rreth 10 orë dhe u zhvillua në qytetin bregdetar Manta, u përfundua pa të shtëna armësh. Fito ishte fshehur në një bunker të ndërtuar nën një vilë luksoze trekatëshe, në një lagje elitare të qytetit.

Strehimi nëntokësor, i aksesueshëm përmes një dere të maskuar në dysheme, ishte i pajisur me krevat, frigorifer, ajër të kondicionuar dhe ambiente relaksi. Në katet sipër, vila kishte palestër dhe dhomë lojërash.

Fito, i cili nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit, u transferua menjëherë në qytetin Guayaquil dhe më pas në burgun e sigurisë maksimale La Roca, nga ku ishte arratisur më 7 janar 2024 me ndihmën e rojeve të burgut.

Arratisja e tij shkaktoi një krizë të rëndë kombëtare, trazira në burgje, pengmarrje rojesh dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Daniel Noboa.

Autoritetet kanë konfirmuar se Fito pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku përballet me akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës. Gjatë qëndrimit në burg, ai kishte arritur të ngrihej në krye të Los Choneros dhe të vazhdonte aktivitetin kriminal nga pas hekurave.

Ai akuzohet gjithashtu si porositësi i vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në gusht të vitit 2023, vetëm disa ditë para zgjedhjeve.

Nën drejtimin e Fito-s, Los Choneros krijuan lidhje të forta me kartelin Sinaloa të Meksikës, duke importuar në Ekuador një stil brutal dhune, përfshirë prerje koke dhe gjymtime,  që më parë nuk ishin të zakonshme në këtë vend.

Kapja e Fito-s është një sukses i rëndësishëm për qeverinë e Noboa-s, i cili kishte premtuar gjatë fushatës së tij në 2023 se do të përballej pa kompromis me bandat që kishin marrë nën kontroll portet, burgjet dhe rrugët e Ekuadorit.

Megjithatë, sfida mbetet e madhe dhe ky është vetëm një hap në një luftë të gjatë kundër krimit të organizuar në rajon.

Etiketa: ekuador

Të tjera

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për...

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Aktualitet

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...

09:39 11/06/2026
Para
Zjarr në zonën e banuar bregdetare në Greqi, evakuohen banorët

Zjarr në zonën e banuar bregdetare në Greqi, evakuohen banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.