Skip to content
Kryesore

Ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari shqiptar

· 1 min lexim

Një 25-vjeçar shqiptar, i akuzuar për plagosje me armë zjarri, është ekstraduar nga Gjermania pas më shumë se gjashtë muajsh arratisjeje.

Erland Krasniqi, i lindur në Kavajë, u ekstradua nga Frankfurti në Shqipëri, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden.

Sipas informacionit, më 25 maj 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës caktuan masën “Arrest në burg” për Krasniqin, i cili është nën akuzën për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve.

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi më 15 maj 2024, në Rrethrrotullimin e Plepave në Durrës, kur, pas një mosmarrëveshjeje të shkaktuar për motive të dobëta, ai plagosi me armë zjarri shtetasin R. B.

Procedurat për ekstradimin e tij u finalizuan falë koordinimit të vazhdueshëm mes autoriteteve të dy vendeve.