Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

EKSKLUZIVE/ E vërteta pas tenderit për rikonstruksionin e gjimnazit në Kukës

19:15 05/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Në nëntor të vitit të kaluar denoncuam një tender të dyshimtë të kreut të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, në lidhje me rehabilitimin e gjimnazit “Bajram Avdiu” në Bicaj. Tenderi i nënshkruar më 24 tetor u hap me një fond limit prej rreth 600 milionë lekësh. Në këtë tender morën pjesë 11 firma ndërtimi, ku 10 prej tyre u skualifikuan me motive ‘jo shumë bindëse’, duke i hapur rrugën ofertës së bërë nga bashkimi i dy operatorëve “DENOLT” – NDREGJONI SHPK me vlerë 500 milionë lekë.

Foto e shpalljes së tenderit nga Bashkia Kukës

Krahas kësaj ajo që vihet re është se punimet janë zgjedhur të bëhen në një kohë kur nxënësit zhvillojnë mësim. Gjimnazi në Bicaj mbledh nxënës nga e gjithë zona dhe për këtë Gazeta Reforma iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Kukës.

Screenshot i kërkesës për informacion drejtuar Bashkisë Kukës

Fillimisht Bashkia Kukës nuk na e vuri në dispozicion informacionin e kërkuar, por pas ankimimit tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit morëm një përgjigje. Bashkia Kukës bën me dije se “gjatë periudhës së restaurimit të gjimnazit “Bajram Avdiu, Bicaj” nxënësit e shkollës do të zhvillojnë procesin mësimor gjatë orarit të pasdites në shkollën 9-vjeçare “Avdi Shehu” në Bicaj”. Pra kjo shkollë në Bicaj do të duhet që të funksionojë me 2 turne në mënyrë që të përmbushet dëshira e kreut të bashkisë që t’i zhvillojë punimet jo gjatë verës, kur nxënësit janë pushim, por gjatë dimrit.

Sipas Bashkisë “procesi restaurimit ka filluar më datë 03.11.2023 me afat realizimi 8 muaj nga nënshkrimi i kontratës duke marrë parasysh edhe periudhën nga dorëzimi i sheshit të ndërtimit”. Kjo përfshin të gjithë sezonin shkollor, por duhet të kujtojmë se këto punime edhe mund të shtyhen për shkak të temperaturave të ulëta në atë zonë.

Gazeta Reforma e pyeti Bashkinë Kukës se nëse garantohet cilësia e punimeve duke qenë se restaurimi do kryhet edhe gjatë dimrit. Përgjigjia e institucionit publik duke u fshehur nën petkun e formalitetit ishte “Po garantohet”, por kjo mbetet për tu parë pas përfundimit të punimeve, pasi Gazeta Reforma do ta ndjekë këtë çështje edhe pas përfundimit të punimeve.

 

Screenshot nga përgjigjia e kthyer nga Bashkia Kukës për Gazeta Reforma

/Gazeta Reforma

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Albert halilajFact CheckingGjimnazi Bicaj

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Berisha: Kur qytetarët të ngrihen nuk do ketë tunel e vrimë për Ramën në Surrel

Berisha: Kur qytetarët të ngrihen nuk do ketë tunel e vrimë për Ramën në Surrel

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip