Skip to content
Kryesore

Ekipi i vajzave basketbolliste të Përmetit shpallet Kampion Kombëtar

· 1 min lexim

Ekipi i vajzave të basketbollit të Përmetit është shpallur Kampion Kombëtar në kategorinë deri në 16 vjeç.

“Trëndafilat e Përmetit”, drejtuar nga trajneri i njohur Et’hem Kaso, fitoi titullin kampion për sezonin 2024-2025 pas një fitoreje në ndeshjen finale ndaj ekipit “Goga Basket”.

Gjatë këtij takimi, sportistja Aurora Dhedhes u shpall lojtare e ndeshjes.

Finalja u zhvillua në Pallatin e Sportit të rinovuar të qytetit të Përmetit, ku basketbolli për vajza ka krijuar një traditë të suksesshme dhe të veçantë gjatë viteve.