Skip to content
Politikë

E shpjeguar në foto/ Pasi “mbaroi punë” me Gjicin, Alma takohet me nënkryetarin e Bashkisë Kukës

· 2 min lexim

Pasi publikoi një pjesë tjetër nga vidoskandali i kreut të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, gazetari Artan Hoxha ka publikuar edhe disa foto në Facebook-un e tij personal.

Përmes fotove dhe orareve të shënuara në to, Hoxha ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur ditën kur është regjistruar kjo video seksuale, ku gruaja ka shkuar në zyrën e Gjicit, kanë kryer marrëdhënie seksuale, e më pas i ka kërkuar një vend pune dhe realizimin ose financimin e një projekti për qentë.

Sipas shpjegimit të Hoxhës gruas që shihet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me kreun e bashkisë së Kukësit i janë dashur vetëm 13 minuta për të hyrë në bashki e për të kryer marrëdhënie seksuale me kryebashkiakunduke kërkuar favorin për një projekt mbi sterilizimin e qenve të rrugës dhe për plotësimin e dokumentacionit në zyrën e nënkryetarit.

Postimi i gazetarit Artan Hoxha

Artan Hoxha: Vetem 13 minuta per te rrezuar nje “pashallek”.

Kisha degjuar kryeministrin, te fliste per efekshmerine, shpejtesine dhe rendimentin e larte te administrates se tij, por nuk e kisha besuar.

Si ka thene Sali Berisha, “Mendimi evolon”.

Kur thote Berisha(qe mbetet gjithnje i pandryshueshem) imagjino ne, vdekataret e thjeshte…

Tashme jam i bindur me ze dhe figure, se “Padishau” yne, ka te drejte.

Administrata ne Kukes, duket flake fare,

“shpejtesi sketerre,

efikasitet maksimal,

rendiment apsolut”…

Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash,

hyn ne bashkine e Kuksit,

“perdhunon” kryetarin ne zyren e vet,

rregullon eferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges,

ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit,

dhe iken ne hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30

fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

Foto 2)- 16:03:44

Mbaron me sukses “procedura”.

Foto 3)- 16:04:28,

Nis biseda per projektin e qenve..

Foto 4)- 16:06:47,

Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.

Foto 5)-16:11:08,

Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

Foto 6)-16:11:18,

Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

Foto 7)-16:11:42,

Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

Foto 8)-16:13:04,

Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.