Skip to content
Kryesore

“E rraha sepse nuk po e duroja dot, nuk flinte gjumë”/ Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 2-vjeçarin në Tiranë

· 1 min lexim

Kanë dalë detaje të reja lidhur me rastin e edukatores së një kopshti privat në Tiranë, e cila u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar.

Në pranga është vënë 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu, ndërsa ngjarja u zbulua pas denoncimit të babait të të miturit, i cili vuri re shenja dhune në fytyrën e djalit të tij. Pas denoncimit, fëmija u dërgua në spital, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Sipas të dhënave, ai kishte një të nxirë në faqe dhe skuqje në veshë.

Gjatë marrjes në pyetje, 32-vjeçarja ka pranuar se e kishte goditur fëmijën me shuplakë, duke deklaruar se e bëri pasi “nuk po e zinte gjumi” dhe “nuk po e duronte dot”.

Burime bëjnë me dije se edhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar ushtrimin e dhunës fizike ndaj 2-vjeçarit, duke forcuar dyshimet që çuan në arrestimin e edukatores.

Ndaj 32-vjeçares vijojnë procedurat hetimore, ndërsa pritet që Prokuroria të përcaktojë veprimet e mëtejshme për këtë rast.