Skip to content
Të Gjitha

E rëndë! Polici vetëvritet në banesën e tij, nuk dihen motivet

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë.

Bëhet me dije se një polic është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën e “Kolashinit” në veri të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.ZH., rreth 50 vjeç, për të cilin thuhet se ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mira.

Mësohet se ai ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e aktit, ndërkohë nuk ndihen ende motivet e ngjarjes.