Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Mallakastër, 46-vjeçari mbyllet në shtëpi dhe i vë flakën

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vioskë të Mallakastrës. Një 46-vjeçar i ka vënë flakën shtëpisë duke u mbyllur edhe vetë brenda saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se 46-vjeçari ka qenë në kushte të rënduara psikologjike. Ai ka mbetur i asfiksuar, madje kanë qenë forcat e zjarrfikëses që e kanë nxjerrë jashtë banesës.

Aktualisht 46-vjeçari A.C., është në Spitalin e Ballshit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 22:00, në fshatin Visokë, shtetasi A.C, 46 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin banesës dhe është mbyllur brënda në banesë.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.