Skip to content
Kronikë

E rëndë në Krujë, kamioni i tonazhit të rëndë përplas për vdekje 37-vjeçarin (EMRI)

· 1 min lexim

Një 37-vjeçar i identifikuar si Lulzim Balla është përplasur nga një kamion i tonazhit të rëndë këtë të mërkurë në një pikë inertesh në Krujë. Mësohet se Balla ishte punëtor në pikën e inerteve dhe se ai është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Sakaq, shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.