Skip to content
Kosovë

E rëndë në Kosovë/ Vritet me armë zjarri kandidati i PDK për komunën e Pejës

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e sotme, ku është vrarë me armë zjarri kandidati i PDK-së për Pejën, Asrtit Ademaj.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20a fër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Po ashtu mësohet se ka mbetur i vrarë dhe zyrtari tjetër i kësaj partie, Blerand Kadriaj,

Ndër të tjera mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë. Bëhet me dije se personi që ka mbetur i plagosur është vëllai i Asrtit Ademajt, Avni Ademaj.

Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Nuk dihen ende në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë. Dyshimet paraprake janë se dy viktimat kanë qenë në një local në momentin që kanë sulmuar njëri-tjetrin. Dyshohet se Ademaj dhe Kadriaj kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit, duke mbetur të vrarë.

Ngjarja e rëndë vjen thuajse një muaj para se Kosova të mbajë zgjedhjet locale, të cilat janë planifikuar për në datën 17 tetor. Situata ka qenë tashmë e tensionuar, me palët që kanë hedhur akuza ndaj njëra tjetrës dhe sidomos opozita ndaj qeverisë, për një menaxhim të dobët të pandemisë së koronavirusit.