Skip to content
Kryesore

E rëndë në Dimal! 43-vjeçari dhunon nënën, e pajisur me urdhër mbrojtjeje

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 43-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Pavarësisht këtij urdhri, autori ka përsëritur aktin e dhunës.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. V., banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.