Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Delvinë, nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës me fostoksinë

· 1 min lexim

Një 55-vjeçare nga Fushë Vërria e Delvinës, i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë.

Mësohet se viktima me inciale B.K., ishte nëna e katër fëmijëve.

Gruaja mendohet se e ka ndërmarrë aktin ekstrem gjatë natës, ndërsa në mëngjes është gjetur e pajetë nga familjarët.

Ajo u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës, por nuk mundi të mbijetonte.

Dyshohet se shkak për aktin e rëndë është bërë gjendja e rënduar psikologjike e saj.