Skip to content
Kronikë

E rëndë! Gjyshi godet mbesën me çifte, ja motivi

· 2 min lexim

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Patosit. Një i moshuar ka plagosur mbesën e tij me çifte 25 – vjeçare. Sipas të dhënave paraprake mësohet plagosja me armë zjarri është aksidentale dhe ka ndodhur në zonën e njohur si Patos fshat.

Paraprakisht sipas burimeve dyshohet se arma tip çifte është shkrepur aksidentalisht gjatë momentit që i moshuari ka qenë duke e pastruar. Ndërkohë që fatkeqsisht plumbi i qitur nga arma ka kapur mbesën e tij 25 vjeç, e cila ka qenë duke kaluar në ato momente dhe e ka lënë atë të plagosur. Pas plagëve të marra vajza është dërguar menjëherë për të marrë  ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit ku aktualisht  mësohet nga bluzat e bardha  se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë .