Skip to content
Kronikë

E rëndë/ “Benz-i” përplas 21-vjeçarin me motor, i riu niset me urgjencë drejt Traumës

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok. Policia ka njoftuar se një mjet tip “Benz”, i drejtuar nga një 21 -vjeçar, ka përplasur një bashkëmoshatar i cili ishte duke udhëtuar me motor.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit  të Traumës në Tiranë, ndërsa 21-vjeçari që ishte drejtuesi i “Benzit” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave që ka ndodhur ngjarja.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin T.N.,21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.