Skip to content
Kronikë

E paprecedentë në Tiranë! Mësuesja tërheq nga flokët nxënësen (VIDEO)

· 1 min lexim

Ditën e sotme janë publikuar pamje të paprecedenta të një mësueseje, pjesë e shkollës së mesme “Alush Bardhi” në Farkë të Madhe, e cila shihet duke tërhequr nga flokët një prej nxënëseve.

Në bazë të rrëfimeve të vetë nxënësve, mësuesja kujdestare e lëndës gjuhë-letërsi i dhunon në mënyrë të vazhdueshme, edhe nëse ata shkojnë me vonesë në shkollë.  Mësuesja shihet në video teksa kap prej flokësh nxënësen e saj 16-vjeçare sepse kjo e fundit u vonua për të hyrë në mësim.

“Vajza tentoi te futej ne 5-minutësh. Ene i thonte sa her t kam thon mos hajde me vones ju e boni kastile me m acaru mu”, rrëfejnë nxënësit për JOQ.