Skip to content
Të Gjitha

E mori parukieren e bashkëshortes në New York? Presidenti Begaj ka një përgjigje të prerë

· 1 min lexim

Delegacioni i presidentit Bajram Begaj në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York pati një vëmendje të lartë mediatike.  Pjesë e delegacionit u tha se ishte edhe emri i parukieres së bashkëshortes së Begajt.

Për këtë çështje ka folur mbrëmjen e djeshme vetë Kreu i Shtetit, i cili tha se lajmi është i pavërtetë.  Ai deklaroi në një intervistë me lista me emrat e delegacionit është e dorëzuar në OKB dhe mund të verifikohet.

“Në fakt unë isha i fokusuar tek ajo që thashë. Që të jepja një mesazh të duhur në atë vend dhe lajmet e pavërteta apo fake neës që i quani ju nuk janë të pavërtetueshme, kështu që mundet që letrat e delegacionit shqiptar i kryesuar nga Presidenti i Republikës janë të depozituara në OKB dhe gjendet shumë lehtësisht sa veta ka pasur Presidenti i Republikës”,  u shpreh presidenti Begaj.