Skip to content
Të Gjitha

E kuroi motra infermiere në spital, detaje të reja për pronarin e restorantit në Elbasan të prekur nga COVID-19

· 1 min lexim

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me pronarit e restorantit në Elbasan, i cili e mbajti hapur aktivitetin në kundërshtim me ligjin.

Sipas “Abcnews.al”, motra e tij infermiere e trajtonte 46-vjeçarin në spital, edhe pse ai kishte simptoma të COVID-19.

Gjatë kohës që ka qenë i infektuar, por nuk i ishte marrë ende tamponi, ka shkuar në repartin e imazherisë, ku ka bërë edhe skanerin.

Ekzaminiminet u kryen pasi 46-vjeçari shfaqi shenja si temperaturë, kollë e thatë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Më pas motra e dërgoi në spital me makinë private, duke bërë që të futen në karantinë dy persona nga stafi mjekësor i spitalit, të cilët i shërbyen 46-vjeçarit.

Pak ditë më parë u raportua se është infektuar edhe gruaja e 45-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

ISHP ndërkohë u ka marrë tamponët 70 personave që kanë frekuentuar restorantin.

Numri i të prekurve në Elbasan ka shkuar në 15, ndërsa në rang kombëtar numërohen 416 të tillë.