Skip to content
Të Gjitha

E frikshme/ Rekord rastesh në Shqipëri, mbetet i lartë edhe numri i vdekjeve

· 3 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e rasteve të reja sa i përket Covid-19.

Në 24 orët e fundit kemi pasur një rekord me 421 raste të reja, teksa shumë i lartë mbetet edhe numri i vdekjeve, 7.

Sipas ministrisë janë kryer 1744 teste.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe ju rikujton domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës kudo jashtë shtëpisë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,

15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,

11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,

8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,

6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,

4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,

2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit,  të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (5 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                              421

Të shëruar ne 24 orë                           118

Të shtruar në spitale                           346

Humbje jete në 24 orë                        7

Testime ditore                                    1744

 

Testime totale                  133,291

Raste pozitive                    22,721

Raste të shëruara      11,696

Raste Aktive                       10,482

Humbje jete                          543

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5299

Durrës                   913

Fier               806

Korçë                    664

Shkodër        594

Lezhë           456

Elbasan        482

Vlorë           441

Berat           318

Kukës            235

Gjirokastër    172

Dibër             102