Skip to content
Të Gjitha

E ekzekutuan me dy plumba në pabesi, mendohet se vrasësi i “Diabolik” është shqiptar

· 2 min lexim

Fabrizio Pistelli, kreu i bandës italo-shqiptare, u vra pasditen e djeshme brenda Parkut të Aqueductua në Romë.

Pisteli njihej me nofkën “Diabolik”, ku mendohet se ka qenë një vrasje me paramendim.

Mediat fqinje raportojnë se “Diabolik”-u, tifoz ultras i ekipit të Lazios,  është qëlluar me dy plumba pistolete, në shpinë dhe në kokë.

Nga evidentimet e para të gjurmëve mendohet se vrasja e tij ka lidhje me larje hesapesh. Viktima ka qenë i ulur në një stol në Viale Monia së bashku me një tjetër person, i cili ka qenë shoferi i tij me origjinë kubane, e dikush e ka qëlluar me armë nga pas. Vrasësi ka qenë i veshur me rroba sportive.

Në vitin 2016, Piscitellit iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Ndërsa, në vitin 2013 ai u arrestua, sepse u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.

Pisteli kishte lidhje të ngushta edhe me shumë shqiptarë, ku mendohet se në disa nga krimet e tij ka bashkëpunuar me ta.

Në 2015-n “Diabolik” u shpall përgjegjës për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito.

Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, ku viktima u cilësua si drejtuesi i një grupi kriminal italo-shqiptar, të quajtur “Batteria di Ponte Milvio”.