Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se ndryshonte akuzat, Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë për ish-sekretaren e Gjykatës Administrative

· 1 min lexim

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ish-sekretaren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehun.

Seanca gjyqësore nisi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Edlira Shehu u arrestua dy ditë më parë, pasi dyshohej se kishte ndryshuar akuzat për qëllime përfitimi.

Veprën penale ajo e ka konsumuar gjatë periudhës dhjetor 2018-nëntor 2019.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë në marrëdhënie pune dhe dyshohet se ka ndryshuar akuzat e gjykatës, duke favorizuar njërën palë, sipas interesit vetjak.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Humbja ose zhdukja e fashikullit”.