Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dy vite pas tërmetit të nëntorit, nxënësit në Durrës nuk kanë nisur ende mësimin në shkollat e reja

13:49 27/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Edhe pse kanë kaluar thuajse dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, shkollat në Durrës duken të jenë ende larg rindërtimit. Vetëm 14 nga 31 institucionet arsimore të dëmtuara kanë hapur dyert në nisjen e vitit të ri shkollor për nxënësit.

Rindërtimi ka ecur me ritme të ngadalta dhe diçka të tillë e ka pranuar edhe Bashkia e Durrësit, duke pretenduar se të gjitha godinat që do rindërtohen janë shembur, por vëzhgimi në terren tregon të kundërtën, raporton shqiptarja.com.

Në dhjetor të 2019-ës, një muaj pas tërmetit, kryeministri Edi Rama shprehej se deri në shtator të vitit 2020 shkollat do të ishin rindërtuar.

“Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksionit, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm (të vitit 2020). Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara duhet ta nisin shkollën në shkolla të reja e kushte shumë më të mira se sa ato që kishin përpara tërmetit”, kishte thënë Rama.

Mirëpo, afatet u shtynë dhe në prill të 2020-ës, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaronte se shkollat e dëmtuara nga tërmeti do të ishin gati në nëntor të po atij viti.

 “Nuk arrijmë dot që t’i fusim nxënësit në këto shkolla më 1 shtator, por më 1 nëntor do të jetë e garantuar. Më 1 nëntor do jenë gati 40 shkolla të reja, si pjesë e procesit të rindërtimit”, tha ministri.

Tashmë ka kaluar një vit nga afatet e vendousra, por në Durrëska ende shkolla që janë për t’u rindërtuar. Një nga shkollat e para që përfundoi ishte ajo profesionale “Hysen Çela”, dhe kjo në kuadër të projektit të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të Rindërtimit, në zbatim nga UNDP.

Në fazë projektimi dhe konsultimi publik janë Shkolla e mesme Sportive “Bernardina Qeraxhia” si dhe Konvikti i saj. Në fazë projektimi paraqiten gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, i cili ka rreth 628 nxënës si dhe “Naim Frashëri”. Fazën e konsultimit me komunitetn e ka përfunduar gjimnazi “Olsi Lasko” në zonën e Shkozet.

Edhe në shkollën 9-vjeçare “Eftali Koci” janë të njëjtat probleme. Bashkia thotë se godinat janë shembur, por në rastin konkret nuk rezulton kështu. Shkolla ka në brendësi të saj edhe systemin parashkollor dhe në total janë rreth 582 nxënës.

Janë vetëm 6 objekte në proces s ai përket rindërtimit të shkollave në Bashkinë e Durrësit. Përkatësisht: Shkolla e mesme teknologjike “Hysen Cela” dhe shkolla “1 qershori” ka përfunduar dhe është kryer rikonstruksioni me fondet e UNDP-së, ndërsa në një fazë të dytë shkolla 9 vjeçare “14 nëntori”.

Në proces rindërtimi janë edhe 25 shkolla në Bashkinë e Durrësit dhe 6 të tjera janë në rikonstruksion. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka financuar 12 shkolla, të cilat kanë përfunduar procesin e rindërtimit dhe ato janë:

Shkolla 9 vjeçare “Bedrie Bebeziqi”

Shkolla 9 vjeçare “Shaqe Mazreku”

Shkolla 9 vjeçare “Hasan Koçi”

Shkolla 9 vjeçare “Qemal Mici”

Shkolla 9 vjeçare “Neim Babameto”

Kopshti “Met Hasa”

Shkolla 9 vjeçare “Adem Gjeli” Gjuricaj njësia Administrative Ishëm

Shkolla 9 vjeçare “Xhelal Shtufi” Shkafanaj, njësia administrative Ishëm

Shkolla 9 vjeçare “Vëllezërit Haradinaj”, Shkafanaj, njësia administrative Rrashbull.

Shkolla 9 vjeçare “ Njazi Mastori”, Sukth

Kopshti “Njazi Mastori” Sukth, godinë e veçantë

C.U Perlat

Punimet vahzdojnë në 3 shkolla të financuara nga UNDP, kanë përfunduar në dy dhe katër janë në fazë projektimit. Dy shkolla janë lënë për një afat të mëvonshëm.

Procesi është vonuar, duke qenë se pas ekspertizave të ndryshme ka pasur kakofoni institucionale sa i përket shifrave. Tashmë nxënësit janë të detyruar të shkojnë në shkolla të tjera, ku do të bëhet mësimi me 4 turne.

Në Durrës janë 56 kopshte, 46 shkolla 9-vjeçare, 14 shkolla të mesme dhe 2 shkolla profesionale. Një pjesë e mirë e tyre janë ende kantiere ndërtimi si pasojë e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit të dy viteve më parë. Në total janë rreth 13 000 nxënës, që presin të fillojnë mësimin në kushte të favorshme dhe jo me turne, por të kthehen në shkollat e tyre të reja.

Durrësi ka në total rreth 13 000 nxënës, këta të fundit presin të mësojnë në kushte të përshtatshme jo me turne, por pranë shkollave të tyre të reja.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: durresrindertimishkollattermeti

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Tensionet në veri, KFOR shton patrullimet në veri të Kosovës

Tensionet në veri, KFOR shton patrullimet në veri të Kosovës

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip