Skip to content
Të Gjitha

Dy makina u larguan me shpejtësi pas vrasjes në Astir, policia ndaloi të gabuarën

· 1 min lexim

Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në kryeqytet.

Viktimë e atentatit ishte 28-vjeçari, Vilson Tafçiu Noka.

Ky i fundit u qëllua me tre plumba në gjoks, sapo doli nga një lokal.

Menjëherë pas ekzekutimit, dy makina me ngjyrë të zezë u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia u vu menjëherë në ndjekje dhe ndaloi drejtuesin e njërës prej tyre.

Mirëpo ka rezultuar se shoferi ishte larguar nga frika dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Ndërsa makina tjetër e cila u largua, rezulton se është e autorëve të ngjarjes, por policia nuk mundi ta kapte.

Kamerat e sigurisë së lokaleve të zonës janë sekuestruar nga policia.

Viktima kishte qenë i arrestuar në mars të 2018-ës në Francë për trafik droge,ku kishte qëndruar për 8 muaj.

Ai ishte deportuar në vendin tonë në nëntor të vitit të kaluar.

Tafçiu qëndronte në Dibër, por kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen.