Skip to content
Politikë

Dumani paraqitet në KPA, shqyrtohet çështja e prokurorit Preçi

· 1 min lexim

Sot, në orën 10:00, do të zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca gjyqësore për çështjen e prokurorit Valentin Preçi.

Kjo është seanca e parë që do të transmetohet drejtpërdrejt, pas kalimit procedural të çështjes nga pala “Komisioneri Publik” te “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme”.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e KPA, ku do të drejtojë seancën për Preçin.