Skip to content
Politikë

Drejtori i Policisë së Shtetit viziton Policinë e Kosovës

· 1 min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ilir Proda, ka zhvilluar vizitën e tij të parë ndërkombëtare pas emërimit, duke takuar homologun e tij në Kosovë, Kolonel Gazmend Hoxha.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt të shtetasve, automjeteve dhe mallrave midis dy vendeve.

Në takimin mes dy drejtuesve u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit dhe intensifikimit të operacioneve të përbashkëta për të goditur grupet kriminale dhe trafikun e paligjshëm.

Gjithashtu, ata ranë dakord për reduktimin e burokracive dhe për forcimin e hetimeve proaktive në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, duke synuar kështu një bashkëpunim më efektiv mes dy policive.