Skip to content
Kryesore

Drejtoi QSUT-në për tre vite, Albana Fico largohet nga detyra

· 1 min lexim

Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ajo ishte drejtuese e kësaj qendre spitalore që në dhjetor të vitit 2021, duke zëvendësuar kështu Enkelejd Jotin.

Deri më tani nuk është zbuluar arsyeja e largimit të saj nga ky post publik, madje nuk ka as edhe një emër se kush do e zëvendësojë Ficon.

Nuk është konfirmuar nëse largimi i Ficos ka të bëjë me me zjarrin që ra në 11 shkurt në urgjencën QSUT.

Disa ditë më parë Prokuroria e Tiranës sekuestroi dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, lidhur me zjarrin e 11 shkurtit.

Në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, prokuroria kërkoi rinispektim për shkaqet e zjarrit.