Skip to content
Të Gjitha

Dramatike në Elbasan, 18-vjeçari përndiqte e rrihte 14-vjeçaren, babai e merr peng

· 1 min lexim

ELBASAN

Një ngjarje në kufijtë e dramaticitetit ka ndodhur në Elbasan.

Një 18-vjeçar përndiqte dhe ushtronte dhunë ndaj një të miture vetëm 14 vjeçe, ndërsa babai i vajzës ka marrë peng adoleshentin.

Si rezultat, adoleshenti u vu në pranga, ndërsa u arrestua edhe babai i të miturës.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim policor edhe dy shtetas të tjerë, që e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar 18-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. K., 49 vjeç dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

  1. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.