Skip to content
Politikë

Dosja për “21 Janarin”/ Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Agron Kuliçaj, ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është paraqitur në SPAK.

Kuliçaj është thirrur në GJKKO, për t’u pyetur për 21 janarin.

“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes. Nuk mund të flas më tepër për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor” tha Kuliçaj pasi doli nga SPAK.

Një ditë më parë, u thirr në SPAK dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.

Kujtojmë qe ne korrik, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm.