Skip to content
Kryesore

Dosja “Buka”/ Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjyqin ndaj Ahmetajt

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka pezulluar sot me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”. Mësohet se Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeministri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.

Po ashtu, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij Henrik Ligori ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrat e nevojshëm për këtë gjykim.

Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.