Skip to content
Kryesore

Do më japësh 2 mijë lekë për tost?/ Babai i Martinit rrëfen bisedën e fundit

· 1 min lexim

Babai i 14-vjeçarit Martinit, i cili humbi jetën tragjikisht pas një sherri me një bashkëmoshatar, ka shpërndarë mes lotësh bisedën e fundit me djalin në një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel.

Ai tregoi se një ditë para ngjarjes, Martinit i kishte kërkuar para për të blerë tost, duke i thënë:

“Do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost, s’do marr gjëra të shtrenjta.”

Babai i Martinit kujton me dashuri karakterin e djalit, duke e përshkruar atë si të bukur, të çiltër dhe të talentuar, me ëndrrën për t’u bërë futbollist.

Ai gjithashtu ndau shpresën e tij për një jetë të re në Amerikë, pasi vëllai kishte përgatitur dokumentet për bashkim familjar dhe priste një përgjigje.