Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Djegia e mbetjeve në Fier, Subashi: 30 gushti afati maksimal, mbyllim fushën dhe fillojmë me inceneratorin

22:07 29/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka folur lidhur me situatën alarmante që është krijuar në qytetin e Fierit nga djegia e mbetjeve. Subashi në një deklaratë për mediat u shpreh se nesër deri pasnesër problemi i djegies së mbetjeve urbane merr zgjidhje dhe situata do të jetë nën kontroll. Gjithashtu Subashi ka thënë se afati maksimal i zgjidhjes përfundimtare të kësaj situate problematike do të jetë data 30 gusht. Ai ka thënë se pas kësaj date do të mbyllet fusha 74-vjeçare e vend depozitimit të mbetjeve urbane të Fierit për të filluar me inceneratorin.

‘’E mbani mend që në 2015 kemi marrë atë vendim për faktin se kjo situatë që shohim sot ka qenë e vazhdueshme ndër vite. Vazhdimisht plehrat digjeshin, kjo ishte arsyeja që njën dër vendimet e para ishte shpallja e emergjencës mjedisore. Mbi bazën e atij vendimi kishim mbështetjen e qeverisë. Sot që flasim ky problem është i zgjidhur. Sot kemi një vlerë të madhe publike që është gati të presë depozitimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre.
Ajo çfarë ka ngelur dhe ka mbetur në ditët e fundit është rehabilitimi i rrugëve që na çojnë tek inceneratori. Nuk kanë qenë rrugët e bëra. Po bëjmë një stacion për transferimin e mbetjeve, distance nga Fieri te inceneratori ësthë e konsiderueshme, nuk shkojnë dot mjetet gjithë natën dhe të bëjn shumë rrugë, do ishte humbje kohe dhe shpenzime pa fund. Pra ndërtimi i stacionit dhe blerja e mjeteve të reja që do të transferonin në bllok. 30 gushti do të jetë afati maksimal që mund të mbyllim këtë fushë 74-vjeçare të mbetjeve, vend depozitimin e mbetjeve të Fierit dhe fillojmë me inceneratorin.

Nëse punohet apo jo e shihni vetë, më vjen mirë se keni qenë këtu. Po punojmë non-stop. Po punojmë 24 orë. E vetmja zgjidhje është mbyllja me dhera e gjithë fushës. Zjarrfikëset nuk japin rezultat, edhe pas mendimit të ekspertëve. Uji e rindez më keq, e shuan për pak minuta, por mbulimi me dhe dhe kapsulimi i vatrave që të fiken. Padyshim që ngjarja e ditëve të fundit ishte një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme, nuk mund ta themi nëse fusha është vetëndezur, e rëndësishme ëshët që situata është marrë nën kontroll. Nesër ose maksimumi pasnesër merret situata nën kontroll dhe s’do të kemi më ato sasi tymi. Ku shfaqet ndonjë vatër e vogël zjarri neutralizohet. Tani të shuajmë plotësisht dhe eleminojmë tymrat. Sa i përket atij që më thatë, ishte shfaqje, ‘shoë’ i radhës. Ka menduar të duket njëherë natën këtu ose i kanë thënë nga qendra të vij. Nëse do e kishte realisht shqetësim, sot ishte dita e tretë, do të ishin këtu, do të vinin. ‘’- tha kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: djegiafierinceneratorimbetjevesubashi

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
SHBA dënon dhunën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

SHBA dënon dhunën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip