Skip to content
Kronikë

“Djalin nuk e njihnim, ishte rritur me gjyshërit”, nëna e Aldi Ramës hap dyert e mortit

· 2 min lexim

Nëna e 21-vjeçarit Aldi Rama ka hapur dyert e mortit në Durrës, për të pritur trupin e pajetë të djalit të saj. Për çdo situate, aty afër qëndron një makinë policie.

Të afërmit kanë folur shkrutimisht jashtë kamerave, teksa kanë shkuar të shprehin ngushëllimet. “Djalin Aldon nuk e njihnim, e kanë rritur gjyshërit”, mësohet të kenë thënë ata.

Mësohet se varrimi do të bëhet në orën 14:00 në Durrës. Kujtojmë se Aldi Rama ishte rritur me prindër të divorcuar. I ati i tij është dënuar me burg në Greqi, pasi vrau një person duke e prerë me sharrë.

Ndërkohë, edhe e ëma ishte larguar për në Greqi, ku ishte martuar me një shtetas grek. Më pas, ajo u kthye në Durrës, ku jetonte tek e motra.

Dy ditë më parë, 21-vjeçari Aldi Rama qëlloi me dy plumba nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha në Lezhë pas një operacioni për asgjësimin e disa bimëve kanabis, duke i shkaktuar vdekjen. Ai tentoi të arratisej, por pas disa orësh i rrethuar nga RENEA, 21-vjeçari u vetëplagos duke qëlluar veten me një plumb në kokë. Ai u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm.