Skip to content
Të Gjitha

Djali i tyre nxorri në pritë Eri Zefin, ngujohen familjarët e Mikel Aliajt

· 1 min lexim

Hetimet për vrasjen e Eri Zefit, kanë dalë në konkluzionin, se i riu u nxorr në pritë nga miku i fëmijërisë, Mikel Alia.

Pas shpalljes në kërkim, familjarët e këtij të fundit janë ngujuar nga frika e gjakmarrjes, shkruan ‘Dosja.al’.

Mikel Alia, 40 vjeç, ka qenë i paguar nga njerëzit me të cilët Eri Zefi ishte në gjak.

Nga frika e një hakmarrje të mundshme, 34-vjeçari ishte ngujuar prej një viti.

Kjo pasi vëllai i tij në Durrës, Ndue Zefi, vrau komshiun e tij, Martin Ndrecën në shkurt të këtij viti.

Mikel Alia e nxorri nga shtëpia Zefin, duke i kërkuar ndihmë, për të vjedhur një sasi kanabisi.

Të dy i kanë hipur makinë dhe janë nisur për në Zallë-Xhuxhë.

Në momentin që dolën nga mjeti, Eri Zefi dhunohet barbarisht nga dy persona, të cilët e vranë më pas me 6 plumba, katër në kokë dhe 2 në gjoks.

Më pas autorët e hodhën viktimën në një kanal 50m larg Rrugës së Kombit.

Eri Zefi ishte i martuar me një grua turke dhe kishin një djalë 4 muajsh.