Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dita e Trashëgimisë Kulturore, Ina Zhupa bën thirrjen e fortë nga Parku i Butrintit

17:52 29/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Sot është dita kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe një nga temat më aktuale në Shqipëri ku gjatë viteve të fundit disa trashëgimi shumë të rëndësishme të vendit janë shkatërruar, apo duan të jepen me PPP. Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një deklaratë nga Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë për të cilin qeveria dëshiron ta japë me koncension. Zhupa ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke e cilësuar dhënien me koncension si një plaçkitje qeveritare dhe ka theksuar se Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën për Butrintin.

“Sot është dita kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Në vitin 1916, 3 ushtrakë mbrojtën trashëgiminë tonë kulturore, mbrojtën Apoloninë në Luftën e Parë Botërore ndaj plaçkitjes që donin t’i bënin në atë kohë.

Sot ne kemi një plaçkitje të llojit tjetër, kemi plaçkitje qeveritare që po i bëhet trashëgimisë sonë kulturore.

Unë jam në Butrint. Butrinti është një nga perlat e trashëgimisë sonë kulturore, por edhe zonë e mbrojtur nga UNESCO, trashëgimi kulturore botërore. Të cilën ne duhet ta mbronim, të cilën ne duhet të ishim krenarë. Për të cilën shteti shqiptar duhet të jepte gjithë burimet e nevojshme për ta menaxhuar dhe për ta administruar. Por jo, ka zgjedhur ta japë me koncension. Ka zgjedhur ta japë me PPP perlën e trashëgimisë sonë kulturore.

Gjithashtu nga Butrinti dua të kujtoj ngjarjet e trishta të trashëgimisë sonë kulturore të menaxhimit të saj. Që nga shembja e teatrit kombëtar në mes të pandemisë bashkë me artistët brenda dhe sot kemi thjesht një gërmadhë atje. Dhe deri te planet e tjera të menaxhimit  për t’i dhënë me PPP, Durrësin, Drilonin, Pallatin e Brigadave e shumë site të tjera të trashëgimisë sonë kulturore.

Kjo nuk është mënyra për të menaxhuar trashëgiminë kulturore. Kjo është thjesht mënyra për të pasuruar një grup oligarkësh dhe për të bërë qokat e rradhës kryeministri për interesat e veta në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën për Butrintin. Unë do ta vazhdojë betejën për Butrintin në Gjykatën Kushtetuese. Por jo vetëm kaq. Ne ju premtojmë të gjithë shqiptarëve që trashëgimisë kulturore do t’i ndryshojë fytyra kur Partia Demokratike me votë të marrë qoftë administrimin e pushtetit lokal dhe qoftë nesër administrimin e pushtetit qëndror.” tha Zhupa

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para
Tensionet Greqi-Turqi, Misotakis deklaratë të ashpër ndaj Erdoganit

Tensionet Greqi-Turqi, Misotakis deklaratë të ashpër ndaj Erdoganit

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip