Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Disa të arrestuar në Tiranë, ja çfarë zbuloi policia pas kontrolleve

11:16 29/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Në prangat e Policisë së Tiranës kanë përfunduar dy persona, të cilët do të akuzohen dhe hetohen për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R.D., 29 vjeç dhe Rr.M., 30 vjeç.

“Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në të gjithë qarkun e Tiranës apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas”, bëri me dije policia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. D., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, dhe 87 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Rr. M., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve.

Ndërkaq, një 30 vjeçar me inicialet E. K., u arrestua në rrugën “Lord Bajron”, pasi ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë Bashkiake.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin Kujtim Imeri, 46 vjeç,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për vepren penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, gjatë një konflikti, një i mitur 15-vjeçar, ka demtuar me mjete preres një bashkëmoshar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestuarpoliciaTirane

Të tjera

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
'Stuhia' godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
RENEA dhe FNSH “blindojnë” Krujën , zbret në terren edhe Ardi Veliu

RENEA dhe FNSH “blindojnë” Krujën , zbret në terren edhe Ardi Veliu

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip