Disa shpërthime në Jalalabad të Afganistanit, të paktën dy të vrarë

Tensionet në Afganistan nuk janë ndalur që prej ardhjes në pushtet të talebanëve, teksa edhe incidentet kanë qenë të shumta. Të paktën dy persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në shpërthime të ndara në qytetin lindor afgan të Jalalabad të shtunën, sipas një zyrtari shëndetësor dhe mediave lokale.
Sulmet, të cilat kishin në shënjestër automjetet talebane, janë shpërthimet e para vdekjeprurëse që nga tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani. Një zyrtar nga departamenti i shëndetësisë i Provincës Nangarhar tha për AFP se tre persona u vranë dhe 18 u plagosën, ndërsa disa media lokale raportuan se sulmet lanë të paktën dy të vdekur dhe 19 të plagosur.
Jalalabad është kryeqyteti i Nangarhar, zemra e grupit të Shtetit Islamik në Afganistan, i cili mori përgjegjësinë për një sulm të përgjakshëm që vrau më shumë se 100 njerëz në aeroportin e Kabulit në fund të gushtit gjatë evakuimeve.
Talibanët u kthyen në pushtet në mes të gushtit pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme dhe ata kanë premtuar se do të rivendosin paqen dhe sigurinë në vend.
Fotografitë e marra në vendin e shpërthimit treguan një kamion të gjelbër me flamur të bardhë taleban të rrethuar nga mbeturinat e shpërrthimeve, ndërsa talebanë të armatosur ishin të pranishëm.