Skip to content
Të Gjitha

Digjet në Tiranë makina e blinduar që transporton para

· 1 min lexim

Një makinë e transportit të vlerave monetare ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës15:00 pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas “Report Tv”, kur makina ka marrë flakë, nuk ka pasur para brenda saj. Të shumta janë dëmet materiale.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes. Kalimtarët që janë ndodhur ne vendngjarje janë alarmuar nga shtëllungat e tymit dhe flakët, ku kanë pasur frikë për ndonjë shpërthim të mundshëm të mjetit.

Ata kanë telefonuar forcat e zjarrfikëses.