Skip to content
Të Gjitha

Digjet furgoni para Bashkisë së Vlorës

· 1 min lexim

Një furgon është përrfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “15 tetori”, pranë bashkisë së qytetit.

Sipas policisë, makina rezulton në pronësi të shtetasit F.P.

Shkaqet e zjarrit ndërkohë nuk dihen ende.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Vlorë

Në orët e mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit, ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të shtetasit F.P. Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.