Skip to content
Kryesore

Digjet automjeti i parkuar në Korçë, çfarë dyshohet

· 1 min lexim

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, një automjet tip BMW X5, i parkuar në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, u përfshi nga flakët.

Mjeti me targa AB262AC i përket shtetasit me inicialet S.G.

Policia njofton se dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të incidentit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S.G.. Si pasojë, automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.